AKTUALITET, 19 Shtator 2020, 11:48

Operacion blic në Vlorë, në fokus kapja e personave të shpallur në kërkim


Prej disa ditësh në qytetin e Vlorës, vijojnë kontrolle në rrugët kryesore.

Burime bëjnë me dije se policia e Vlorës në bashkëpunim me të Tiranës dhe FSHN-në vijon punën e imtësishme të kontrolleve për persona të dyshuar në këtë qytet.

Në fokus të operacionit janë personat e skeduluar të shpallur në kërkim për krime të ndryshme.