TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka rritur sërish tonet kundër mazhorancës që qeveris vendin. Në një intervistë për emisionin “Log.” në Abc News Meta bëri për herë të parë një kërcënim me burg për ata që sipas tij e lanë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe prishën Teatrin Kombëtar.
“Vendi është lënë qëllimisht pa Gjykatë Kushtetuese. Tani po bëhen përpjekje për ta kapur Gjykatën Kushtetuese. Ditën e fundit kanë ndryshuar ligjin për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë sepse 3 anëtarë të Kushtetueses do të zgjidhen nga kjo gjykatë.
Unë do ti bëj të gjitha veprimet dhe i kam mbajtur shënim të gjitha. Me parlamentin e ri do të shkojnë në qeli ata që kanë kryer krime kundër kushtetutës dhe kanë lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Ky është premtimi im.
Edhe Teatri Kombëtar do të ndërtohet ashtu siç ishte. Këto janë 2 premtimet e mia. Dhe tjetra është vota. Dosjet për manipulimin e votave do të hapen” – tha Meta. Ai u pyet edhe nëse rrezikohen zgjedhjet e ardhshme.
“Të mos guxojë të prekë votën e shqiptarëve sepse do të përfundojnë nën këmbën e popullit sisepse do të përfundojnë nën këmbën e popullit siç përfunduan policët e Mubarakut” – tha Meta.