TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liga e Kampionëve, Kampionati Europian dhe më pas Superkupa Europiane për klube. Mesfushori italo-brazilian Jorginho pasuron ndjeshëm palmaresin e trofeve të fituar dhe ngjitet në krye të listës së pretendentëve për të fituar Topin e Artë për vitin 2021.
Të njëjtin numër trofesh ka fituar edhe italo-braziliani tjetër Emerson, që luan te Chelsea, bashkë me Jorginhon, por ky i fundit ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe protagonist në sukses, ndryshe nga mbrojtësi që shumicën e ndeshjeve i ka ndjekur nga stoli.
Mesfushori që ka zgjedhur të përfaqësojë Italinë, ishte një nga pikat kyçe të suksesit të suksesit të Chelsea-t në Ligën e Kampionëve, duke u shndërruar në pikë referimi në mesfushë, bashkë me francezin Kante, ndërsa më pas u shndërrua në njeriun rreth të cilit Roberto Mancini ndërtoi skuadrën dhe strategjinë për të fituar Kampionatin Europian.
Mbrëmjen e djeshme në Superkupën e Europës, mesfushori Jorginho zbriti në fushë në pjesën e dytë dhe shënoi një nga penalltitë që i dhanë suksesin Chelseat ndaj spanjollëve të Villarealit, ndërsa tani me të drejtë e sheh veten në “pole position” për të fituar trofeun prestigjoz në nivel individual.
Cristiano Ronaldo, Neymar, Lewandowski e Kevin De Bruyne janë disa nga emrat që e shohin veten jashtë garës për të fituar Topin e Artë, ndërsa gara deri në fund pritet të zhvillohet pikërisht mes Jorginhos dhe Lionel Messit, që do ta synojë për herë të 7 këtë çmim.
Ylli argjentinas mbylli një sezon zhgënjyes me Barcelonën, duke mos fituar asgjë, por ia doli të triumfojë në Copa America me Argjentinën dhe tani do të duhet të bëjë vërtetë një start perfekt të aventurës te PSG-ja, për të provuar të parakalojë Jorginhon në garën për Topin e Artë.