TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për zgjedhjet në PD dhe konfirmimin e kryetarit Basha.
Nishani tha se Basha është në shërbim të Ramës dhe se ai rri në opozitë, "për shkak të dashurisë politike për Ramën".
Nishani deklaroi se Basha i ka falur gjithçka Edi Ramës, duke i'u referuar zgjedhjeve të 2017-tës, braktisjen e parlamentit dhe zgjedhjet lokale të vitit 2019.
"Basha rri për të mbajtur opozitën si fasadë, për shkak të dashurisë politike për Ramën. Përgjgije më e drejtpërdrejt nuk ka.
U akuzuam ne që kërkonim largimin e Bashës, si njerëz që po përdoreshim nga Rama për të larguar Bashën. Çfarë intersi ka Rama që të ikë Basha? Cfarë të keqe ka parë Rama nga Lulzim Basha gjatë tetë viteve? Basha i fali reformën territoriale. I fali zgjedhjet e 2017. I fali parlamentin. I fali 61 Bashki pa garë. Po i legalizon masakren që thotë, duke u futur në parlament. Cfarë të keqe ka parë Rama nga Basha? Nuk shoh ndonjë të keqe.
Ne do të tentojmë të komunikojmë me 70% të elektoratit të PD. Nuk pretendojmë që ai 70% na mbështet ne. Jemi anëtarë të PD", tha Nishani.
I pyetur se cfarë do të bëjë në Partinë Demokratike, tashmë që Basha u konfirmua si kryetar, Nishani tha se ai nuk do të largohet kurrë nga partia, por lidhur me qëndrimin si kryetar i Këshillit Kombëtar, ai tha se i takon këtij këshilli të vendosë.
"Nuk kam garuar për kryetar të Këshillit Kombëtar dhe as e kam kërkuar. Varet nga Këshilli Kombëtar a do të qëndroj. Jam kërkuar nga Këshilli Kombëtar për të qenë në atë post dhe e kam pranuar me përulësi. Nëse ata do të thonë mjaft, nuk kemi më nevojë të jesh, u takon atyre", deklaroi Nishani.
/TPZ.al/