BOTA, 28 Shtator 2022, 16:56

Zelensky bisedë telefonike me Erdoganin: Shprehu mbështetje ndaj sovranitetit të Ukrainës! Kundër njohjes së referendumeve të Rusisë

Zelensky bisedë telefonike me Erdoganin: Shprehu mbështetje ndaj

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook, Zelensky shkruan se Erdogan ka shprehur mbështetje të palëkundur ndaj integritetit territorial të Ukrainës.

Zelensky thotë se Presidenti i Turqisë, nuk ka njohur referendumet e Rusisë për aneksimin e 4 rajoneve në Ukrainë.

Zhvillova një bisedë të rëndësishme me Presidentin e Tuqisë, Recep Tayyip Erdogan. E falenderoj për mbështetjen e palëkundur ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, qëndrimin parimor dhe mos njohjen e referendume të paligjshme nga Rusia.

Ne vlerësojmë shumë rolin personal të zotit Erdogan në organizimin e shkëmbimit të fundit të pengjeve të marra gjatë luftimeve dhe sigurimin e strehimit për komandantët ukrainas.