BOTA, 9 Maj 2022, 23:00

Ursula von der Leyen kërkon të bindë Orbanin: Duhet edhe më shumë punë për të miratuar sanksionet e reja ndaj Rusisë

Ursula von der Leyen kërkon të bindë Orbanin: Duhet edhe më

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se duhet punë e mëtejshme për miratimin e sanksioneve të reja energjetike kundër Rusisë. Këtë deklaratë ajo e bëri pas bisedimeve me kryeministrin e Hungarisë Vitor Orban.

Hungaria ka kundërshtuar planet e BE-së për një ndalim në faza të importeve të naftës ruse – elementi kryesor i paketës së gjashtë të sanksioneve të bllokut evropian. Disa shtete të tjera anëtare kanë kërkuar gjithashtu lëshime ndaj Rusisë. Sllovakia dhe Republika Çeke, për shembull, kanë kërkuar më shumë kohë për të ndaluar naftën ruse.

Hungaria shihet si vendi kyç për të fituar raundin, por marrëdhëniet midis Budapestit dhe Brukselit tashmë janë të tensionuara.