BOTA, 30 Janar 2025, 11:53

Urdhëri i Trump/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Guantanamo është vendi i përsosur për të mbajtur emigrantët e paligjshëm!

Urdhëri i Trump/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Guantanamo është

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth e ka përshkruar burgun e Guantanamos si “vendi perfekt” për mbajtjen e emigrantëve të paligjshëm të deportuar nga autoritetet federale amerikane.

I intervistuar nga stacioni televiziv “Fox News” në lidhje me memorandumin e nënshkruar nga presidenti Donald Trump, për zgjerimin dhe konvertimin e objektit posaçërisht për ndalimin e emigrantëve të parregullt ai deklaroi:

“Ne nuk duam kriminelë të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara as edhe një minutë më shumë se sa duhet”. Le t’i transferojmë në Gjirin e Guantanamos, ku mund të mbahen të sigurt derisa të deportohen në vendin e tyre.”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump synon të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për hapjen e një qendre të re për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm të arrestuar nga agjencitë federale në Gjirin e Guantanamos.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan njoftoi se do të urdhërojë Pentagonin dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare të “fillojnë përgatitjen e një objekti emigrantësh në Gjirin e Guantanamos, i cili do të jetë në gjendje të strehojë 30,000 njerëz.