BOTA, 6 Janar 2022, 23:29

U ndalohet hyrja në SHBA/ Blinken vendos sanksione ndaj tetë zyrtarëve të tjerë shtetërorë

U ndalohet hyrja në SHBA/ Blinken vendos sanksione ndaj tetë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur non grata 8 zyrtarë të qeverisë kubaneze. Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari Antony Blinken me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në reagimin e Blinken thuhet SHBA vendosi kufizime vizash për 8 zyrtarë. Sipas tij, ata që burgosin protestuesit paqësorë dhe që i dënojnë me burgim duhet të mbajnë përgjegjësi.

“SHBA vendosi kufizime vizash për 8 zyrtarë të qeverisë kubaneze. Ata që burgosin protestuesit paqësorë dhe i dënojnë me burgime të padrejta duhet të mbajnë përgjegjësi. Ne qëndrojmë me popullin kuban në luftën e tyre për liri”, shkruan Blinken.

Nderkohe i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka paralajmeruar se nuk do te hezitojne per e vendosur sanksione per zyrtare te larte qe kane si qellim destabilizimin. Për agjencinë malazeze të lajmeve MINA ai tha se udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë për interesin e qytetarëve dhe jo për përfitime personale, apo në dobi të partive të tyre.