BOTA, 6 Janar 2022, 18:46

Portugalia liron masat shtrënguese, nga java e ardhshme ripahen shkollat dhe klubet e natës

Portugalia liron masat shtrënguese, nga java e ardhshme ripahen shkollat

Portugalia ka vendosur lehtësimin e masave kufizuese kundër koronavirusit.

Tashmë fëmijët nga 14 janari do të kthehen në shkolla. Gjithashtu është njoftuar se të hapura do të jenë edhe klubet e natës.

Kryeministri Antonio Costa, deklaroi se Omicron është më pak i rëndë dhe se vaksinimi ka rezultuar efektiv.

Kjo sipas tij është edhe arsyeja që vendi ka marrëve vendimin për lehtësimin e disa kufizimeve.

Po ashtu nga 14 janari do të hiqet edhe vendimi për të punuar nga shtëpia.