TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi sot shpreson që Pekini të mos prodhojë kriza apo të gjejë justifikime për të rritur veprimin e tij agresiv ushtarak.
Duke iu drejtuar samitit ASEAN-SHBA, Blinken tha se “shumë vende anembanë botës besojnë se përshkallëzimi nuk i shërben askujt dhe mund të ketë pasoja të padëshiruara që nuk i shërbejnë askujt, duke përfshirë anëtarët e ASEAN, madje dhe vetë Kinën”.
“Ne kemi arritur të angazhojmë homologët tanë të Koresë së Jugut në ditët e fundit në çdo nivel të qeverisjes për të përcjellë këtë mesazh … Ruajtja e stabilitetit është interesi i të gjitha vendeve në rajon, duke përfshirë të gjithë kolegët tanë brenda ASEAN”, tha ai. Ndërsa shtoi se “SHBA-ja vazhdon të ketë një interes të qëndrueshëm për paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit. Ne kundërshtojmë çdo përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në, veçanërisht me forcë.”