BOTA, 4 Gusht 2022, 09:30

Lufta në Ukrainë, Kievi: Rusia ka kryer mbi 26 mijë krime që nga fillimi i bombardimeve

Lufta në Ukrainë, Kievi: Rusia ka kryer mbi 26 mijë krime që

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar pasoja të rënda jo vetëm ekonomike, por edhe njerëzore.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm raportoi se që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, Rusia ka kryer 26, 465 krime lufte në vend.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe u regjistruan 12, 482 krime kundër sigurisë kombëtare, duke përfshirë 8, 630 shkelje të integritetit territorial dhe paprekshmërisë së Ukrainës.

Po ashtu janë raportuar 1, 512 incidente të tradhtisë së lartë. Që nga fillimi i luftës, prokuroria ka hapur 1450 çështje penale për krime ndaj fëmijëve.