BOTA, 19 Janar 2024, 19:49

Shteti i pestë në histori, anija kozmike e Japonisë zbarkon me sukses në Hënë

Shteti i pestë në histori, anija kozmike e Japonisë zbarkon me

Agjencia japoneze e Kërkimit Hapësinor (JAXA) ka zbarkuar për herë të parë në sipërfaqen e Hënës, përmes mjetit të quajtur “Moon Sniper”.

Sonda Smart Lander për Hetimin e Hënës raportohet se nisi “sekuencën e zbritjes” drejt sipërfaqes hënore herët të shtunën me orën lokale (15:00 GMT të premten).

Agjencia hapësinore tha se anija e saj kozmike pa pilot është aktualisht në Hënë, por ende “po kontrollon gjendjen e saj”.

Pritet që më shumë detaje do të jepen në një konferencë për shtyp që pritet së shpejti.

Me këtë arritje, Japonia u bë vendi i pestë në botë që vendosi një anije kozmike në Hënë, duke përdorur një teknologji që e quan të paprecedentë dhe vendimtare për avancimin e eksplorimit hënor, veçanërisht në kërkimin e ujit hënor dhe potencialin për banim.