BOTA, 30 Dhjetor 2023, 18:26

Shpërthimi shkon keq, 10-vjeçari humb tre gishta nga fishekzjarrët

Shpërthimi shkon keq, 10-vjeçari humb tre gishta nga

Një 10-vjeçar humbi dy gishtat e dorës së djathtë dhe gishtin e madh të dorës së majtë nga një fishekzjarr pranë Tarantos të Italisë natën e 28 dhjetorit. Sipas mediave italiane, i mituri u gjymtua nga shpërthimi i papritur i fishekzjarrit të cilin e kishte blerë tek një grua.

Fëmija, i dërguar fillimisht në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, u transportua më pas në Policlinico di Bari, ku u shtrua në departamentin e Kirurgjisë Plastike dhe Rindërtuese.

Policia e gjurmoi gruan dhe në banesën e saj u gjetën fishekzjarrë të tjerë të ndaluar.