TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një objekt i panjohur që hyri në hapësirën ajrore të Polonisë mëngjesin e së premtes ishte me shumë rëndësi një raketë ruse, sipas autoriteteve polake.
“Gjithçka tregon se një raketë ruse ka hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë”, tha kreu i ushtrisë polake Wieslaw Kukula, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.
Polonia gjithashtu ka kërkuar një sqarim nga Rusia duke thirrur zëvendës-ambasadorin rus, lidhur me shkeljen e pretenduar të hapësirës ajrore të vendit, dhe duke kërkuar ndalimin e menjëhershme të këtyre veprimeve.
Megjithatë një gjë të tillë e ka mohuar Rusia, e cila tha se Polonia nuk ka dhënë prova që raketa ruse ka hyrë në hapësirën e saj ajrore, sipas zëvendësambasadorit të Kremlinit.
Forcat mbrojtëse të Polonisë thanë se objekti depërtoi rreth 34 kilometra në hapësirën e saj ajrore nga drejtimi i Ukrainës dhe qarkulloi për tre minuta.
Radarët polakë dhe të NATO-s konfirmuan se objekti u largua nga hapësira ajrore polake, shtoi ushtria.
Gjenerali Kukula tha se po ndërmerren hapa për të verifikuar ato gjetje dhe për të eliminuar mundësinë e një gabimi teknik.
Presidenti polak, Andrzej Duda ka mbajtur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pasi dyshohet se një raketë ruse hyri në hapësirën ajrore të Polonisë, mëngjesin e së premtes.
Sipas medium polak RMF24, dëshmitarët e pane objektin “duke lëvizur me shpejtësi të madhe” mbi fshatin Dolhobyczow në Lublin Voivodeship, që është më pak se 5 kilometra nga kufiri ukrainas.
Duda tani ka bërë thirrje për një takim urgjent, derisa NATO ka thënë se po e monitoron situatën.
Raketa ruse, sipas raportimeve kishte hyrë në hapësirën ajrore polake dhe kishte fluturuar për tre minuta, përpara se të hynte në hapësirën ajrore të Ukrainës.
Ende nuk dihet se ku përfundoi, megjithatë një hetim ka nisur për mbeturina të mundshme në rajonet afër kufirit me Ukrainën.
Prej se ka filluar lufta në Ukrainë, së paku dy raketa ruse kanë përfunduar në territorin polak.