BOTA, 12 Shkurt 2025, 17:02

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e karnavaleve në Rio de Zhaneiro, 8 të plagosur në gjendje të rëndë

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e karnavaleve në Rio

Të paktën 10 persona u plagosën, tetë prej të cilëve janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, pas një zjarri që shpërtheu në një fabrikë kostumesh karnavalesh në Rio de Zhaneiro, tha sot qeveria lokale.

“Tetë pacientë, për fat të keq, janë në gjendje të rëndë, të intubuar,” u tha gazetarëve ministrja e Shëndetësisë së Rio de Zhaneiros, Claudia Melo.

Zjarrfikësit raportuan “kushte të pasigurta sigurie për punonjësit në fabrikë”.