TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken ka shprehur dëshirën për tu takuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për herë parë që prej fillimi të luftës në Ukrainë, 24 shkurt.
Diplomati i lartë amerikan tha se pritet të bëjë një telefonatë me homologun e tij rus këtë javë për të diskutuar një “propozim thelbësor” të paraqitur në Moskë disa javë më parë për përpjekjet për të siguruar lirimin e dy amerikanëve të ndaluar gabimisht, Paul Whelan dhe Brittney Griner.
Blinken planifikon gjithashtu të diskutojë marrëveshjen e nënshkruar së fundmi për të lejuar drithin ukrainas të kalojë tranzit përmes Detit të Zi, raporton CNN.
Duke folur në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit, Blinken tha se nuk do të negocionte për Ukrainën në një telefonatë me Lavrov, duke përsëritur se ata nuk do të diskutonin për Ukrainën pa Ukrainën.