BOTA, 23 Korrik 2025, 13:24

Rusët vrasin civilin në biçikletë, ukrainasit hakmerren menjëherë për këtë krim (VIDEO)

Rusët vrasin civilin në biçikletë, ukrainasit hakmerren

Forcat ruse kanë qëlluar për vdekje një civil që ishte në biçikletë në fshatin Torske në rajonin e Donetskut.

Ishte Brigada e 63-të e Forcave të Armatosura të Ukrainës që regjistruan këtë krim, dhe u hakmorën ndaj rusëve të përfshirë në vrasjen e civilit, transmeton Telegrafi.

Kjo brigadë thotë se rusët qëllimshëm qëlluan civilin, dhe pasi u rrëzua në tokë e qëlluan edhe disa herë që të siguroheshin se ka vdekur.

“Nuk është fshehtësi që rusët janë vrasës dhe bastardë. Megjithatë, ne rrallë kemi rastin të filmojmë live veprimet e tyre jo humane. Kësaj radhe, arritëm ta bëjmë këtë – rusët qëlluan civilin në Torske dhe e bën qëllimshëm. Për raste të tilla nuk ka nevojë për proces gjyqësor – pra nevojitet vetëm hakmarrje”, u tha nga kjo brigadë.

Është raportuar se operatorët ukrainas të dronëve dhe artileria lokalizuan ushtarët rusë të përfshirë në krim dhe u ndëshkuan.