BOTA, 12 Prill 2026, 21:46

Rrëzohet Orban, reagon Ursula von der Leyen: Zemra e Europës po rreh më fort në Hungari sonte!

Rrëzohet Orban, reagon Ursula von der Leyen: Zemra e Europës po rreh

Shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas humbjes së Viktor Orban në Hungari dhe fitores së rivalit të tij, Peter Magyar. 

“Në këtë mbrëmje, zemra e Evropës rreh më fort në Hungari", shkroi fillimisht von der Leyen në X, pasi Viktor Orban pranoi humbjen e zgjedhjeve. 

"Hungaria ka zgjedhur Evropën. Evropa gjithmonë e ka zgjedhur Hungarinë. Një vend po rimerr rrugën e tij evropiane. Bashkimi bëhet më i fortë", deklaroi ajo në një postim të dytë.