TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada e SHBA në Tiranë, ka publikuar mesazhin e sekretarit të Shtetit Marco Rubio, mbi qëndrimin e presidentit Donald Trump ndaj NATO-s.
Në një intervistë, Marco Rubio është shprehur se qëndrimi i Presidentit për NATO-n është i njëjtë me atë që ka pasur çdo president tjetër, se shumë nga aleatët në NATO nuk bëjnë mjaftueshëm për sigurinë e tyre.
Gjatë intervistës, Rubio theksoi se ata duhet të bëjnë më shumë, ndërsa shtoi se duhet të diskutohet nëse Shtetet e Bashkuara duhet të prijnë sigurinë e kontinentit apo të jenë një ndihmë për sigurinë e kontinentit.
“Qëndrimi i Presidentit për NATO-n është i njëjtë me atë që ka pasur çdo president tjetër, dhe kjo është se aleatët tanë, shumë nga aleatët tanë në NATO, nuk bëjnë mjaftueshëm për sigurinë e tyre. Çdo president tjetër ka pasur të njëjtën ankesë; ai e ka seriozisht dhe kjo është ajo që ai po shfaq…
Nëse unë do të shpjegoja pikëpamjen e Presidentit për NATO-n, pikësëpari, ata duhet të bëjnë më shumë. Mendoj që në afatgjatë, duhet të bëhet një bisedë nëse Shtetet e Bashkuara duhet të prijnë sigurinë e kontinentit apo të jenë një ndihmë për sigurinë e kontinentit”, ka thënë Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.