TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryebashkiaku i Kievit ka reaguar pasi Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm të popullsisë në luftë.
Në një postim në llogarinë e tij në Telegram, Klitschko shprehet se me këtë hap të ndërmarrë sot, lideri rus ka nisur “proceset që do ta varrosin.”
“Mobilizimi i shpallur nga Putini dhe kërcënimet bërthamore nuk do ta ndihmojnë agresorin në përpjekjen e tij për të pushtuar dhe shkatërruar Ukrainën dhe ukrainasit”, shkroi Vitali Klitschko në kanalin e tij zyrtar Telegram.
“Tirani më në fund nisi proceset që do ta varrosin në vendin e tij. Bota e qytetëruar duhet të kuptojë më në fund se e keqja duhet të shkatërrohet plotësisht, dhe të mos flasë për “negociatat paqeje”, shtoi Klitschko.