BOTA, 5 Janar 2022, 21:09

Protestat në Kazakistan, tetë të vdekur dhe qindra të plagosur

Protestat në Kazakistan, tetë të vdekur dhe qindra të

Kazakistani është përfshirë në një kaos total ku si pasojë e protestave të dhunshme kanë mbetur të vdekur tetë persona. Nga ana tjetër, presidenti i vendit po përpiqet të shtypë protestat e shkaktuara nga rritja e çmimit të karburantit.

Demonstruesit pushtuan ndërtesat qeveritare dhe sulmuan aeroportin në Almaty, kryeqyteti i Kazakistanit dhe qyteti me rëndësinë tregtare më të madhe në vend.

“Si kreu i shtetit … kam në plan të veproj sa më ashpër që të jetë e mundur,” tha Kassym-Jomart Tokayev në një fjalim televiziv pasditen e sotme.

Më herët gjatë ditës, pati përleshje të dhunshme midis policisë dhe demonstruesve. Zyrës së kryetarit të bashkisë iu vu flaka. Shumë fluturime u devijuan ose u anuluan pas protesta të dhunshme dhe sulmit ndaj aeroportit.

Në qytete të tjera, duke përfshirë Aktobe në perëndim të vendit, turmat u përpoqën të sulmonin ndërtesat qeveritare. Pati raportime për makina të djegura të policisë si pasojë e përplasjes me turmat.

Tokayev pranoi kërkesën për dorëheqje të qeverisë mëngjesin e sotëm dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në disa provinca në një përpjekje për të marrë kontrollin e situatës, por ende nuk ka arritur të menaxhojë situatën që ka dalë jashtë kontrollit nga turmat e zemëruara.