BOTA, 27 Dhjetor 2024, 11:58

Presidenti Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt në Gjermani

Presidenti Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier urdhëroi sot shpërndarjen e Parlamentit dhe caktoi zgjedhje të reja për 23 shkurt, pas rënies së koalicionit qeveritar të udhëhequr nga kancelari Olaf Scholz.

Kancelari humbi një votëbesimi më 16 dhjetor dhe po udhëheq një qeveri të pakicës pasi i ashtuquajturi 'koalicion semaforik' i tre partive 'u shemb' më 6 nëntor pas shkarkimit të ministrit të financave nga detyra.

Prandaj, liderët e partive kryesore vendosën të shpallin zgjedhjet parlamentare për 23 shkurt, 7 muaj më herët se sa ishte planifikuar fillimisht.