BOTA, 16 Shtator 2022, 09:57

Itali, shtatë të vdekur dhe tre të zhdukur nga përmbytjet masive, mes tyre një fëmijë

Itali, shtatë të vdekur dhe tre të zhdukur nga përmbytjet

Moti i keq ka gjunjëzuar provincën e Marche-n, në Itali duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Deri më tani raportohet për shtatë persona të vdekur dhe tre të zhdukur në provincën e Ankonës.

Katër viktima janë raportuar në Ostra, një në Senigallia, një në Trecastelli dhe një në Barbara, ku ende rezultojnë të zhdukur tre persona (duke përfshirë një fëmijë).

Bashkia e Cantiano, një qytet me pak më shumë se dy mijë banorë në provincën e Pesaros dhe Urbinos, përjetoi përmbytje masive ditën e djeshme ku rrugët u shndërruan në përrenj që tërhiqnin zvarrë makinat.

Mes të zhdukurve është edhe një djalë 8-vjeçar. Djali i vogël ndodhej me nënën e tij në makinën e cila u bllokua nga uji. 

Nëna kishte djalin në krahë kur kishte arritur të dilte nga makina por më pas është marrë sërish para nga uji. 

Zjarrfikësit kanë shpëtuar gjatë natës gruan por për momentin për djalin nuk ka asnjë gjurmë.

Autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të mos dalin por të qëndrojnë në shtëpi.