BOTA, 26 Korrik 2022, 18:17

VIDEO/ I nxehti afrikan i lë vendin stuhisë dhe breshërit në veri të Italisë, dëme në makina dhe banesa

VIDEO/ I nxehti afrikan i lë vendin stuhisë dhe breshërit në

Pas valëve të të nxehtit shirat dhe stuhitë goditën dhe dëmtuan zona të ndryshme të Cuneos në Itali.

Veriu i Italisë ndodhet në mes të një vale moti të keq.

Në orët e fundit, Piemtonte është përballur me një stuhi të dhunshme breshëri. Foto e postuara në rrjetet sociale tregojnë kokrrat e breshërit me diametër gati 10 centimetra në Saluzzo dhe në zonën e Cuneos.

Në disa zona ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave të emergjencës. Breshëri i fuqishëm ka shkaktuar dëme të llojeve të ndryshme në makina dhe banesa.

Në orët e mëparshme, ARPA kishte lëshuar një alarm të verdhë për mot të keq dhe reshje intensive në të gjithë Piemonten, me përjashtim të zonave të Piemontes juglindore.

VIDEO/ I nxehti afrikan i lë vendin stuhisë dhe breshërit në