TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre skiatorë nga Holanda kanë humbur jetën si pasojë e një orteku pranë vendpushimit austriak të skive Sölden. Një tjetër person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.
Viktimat ishin pjesë e një grupi turneu skish prej 17 personash që ishte në ngjitje me katër udhërrëfyes austriakë. Ata po shkonin drejt një strehe malore rreth 2,500 metra mbi nivelin e detit kur orteku, i cili ishte rreth 80 metra i gjerë, i goditi. Ministria e Jashtme holandeze tha se ambasada e vendit në Vjenë po kryen hetime mbi ngjarjen e rëndë. Ndërkohë kreu lokal i shërbimeve të urgjencës, Bernd Noggler paralajmëroi se rreziku i ortekëve të rinj është shumë i lartë.
Shkak janë ndryshimet klimaterike. Rritja e temperaturave ka rritur rrezikun e ortekëve në Tirol. Në Austri ky fenomen natyror është i zakonshëm, ku 20-25 persona humbasin jetën nga ortekët çdo vit. Shumica e tyre janë turistë të skive. Austria ka rreth 114 aksidente orteku në sezon. Dimër më katastrofik është regjistruar në vitin 1954, kur 143 njerëz vdiqën për këtë shkak, shumica e tyre në Vorarlberg.