BOTA, 5 Nëntor 2022, 08:44

“Oficerët dhe trajnerët me përvojë janë vrarë”, Inteligjenca britanike: Si po përpiqet Rusia që të ‘trajnojë’ 300,000 rekrutë për luftën në Ukrainë

“Oficerët dhe trajnerët me përvojë janë

300,000 trupat e rekrutuar nga Putini si pjesë e lëvizjes së mobilizimit po fitojnë “pak aftësi shtesë luftarake sulmuese” pasi ushtria ruse po përpiqet t’i stërvit ata, ka raportuar Inteligjenca britanike. Në konferencën e saj ditore, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se trupat po dislokohen me “pak ose aspak trajnim”.

Kjo është pjesërisht për shkak të mungesës së municioneve dhe objekteve dhe pjesërisht për faktin se shumë oficerë dhe trajnerë me përvojë tashmë kanë vdekur, shtoi Inteligjenca britanike. “Forcat e Armatosura Ruse tashmë janë duke ofruar trajnime për rreth 300,000 trupat e nevojshme për ‘mobilizimin e pjesshëm’ të saj, të shpallur më 21 shtator 2022.

Rekrutët e sapomobilizuar ka të ngjarë të kenë trajnim minimal ose nuk kanë trajnim fare. Oficerë dhe trajnerë me përvojë që u caktuan për të luftuar në Ukrainë dhe disa prej tyre ka të ngjarë të jenë vrarë në konflikt.
Forcat ruse po kryejnë stërvitje në Bjellorusi për shkak të mungesës së stafit stërvitor, municioneve dhe objekteve në Rusi. “, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrotjes britanike.