BOTA, 26 Dhjetor 2023, 13:52

Netanyahu falënderon Biden-in për qëndrimin e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Netanyahu falënderon Biden-in për qëndrimin e SHBA-së

Benjamin Netanyahu falënderoi përmes një bisede telefonike Presidentin amerikan Joe Biden për qëndrimin e Uashingtonit në OKB. 

Biseda mes dy liderëve vjen një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë që kërkonte rritjen e ndihmës për Gazën, por nuk kërkoi një armëpushim ose pauzë në luftimet.

Kundërshtimi i SHBA-së çoi në disa ditë vonesa përpara se të miratohej versioni përfundimtar. SHBA kundërshtoi gjithashtu kërkesën për të krijuar një mekanizëm monitorues të OKB-së për ndihmën, duke siguruar që Izraeli do të vazhdojë të ketë një rol në inspektimin e dërgesave.

Netanyahu "shprehte vlerësimin e tij" për veprimet e SHBA-së, tha zyra e tij.

Ai gjithashtu “e bëri të qartë se Izraeli do të vazhdojë luftën derisa të plotësohen të gjitha qëllimet e tij”.