TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liz Truss është kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar, pasi u zgjodh lidere e konservatorëve, pas dorëheqjes së Boris Johnson.
Truss ka marrë urime nga liderë në mbarë botën, por një gafë "epike" e kryeministres suedeze, po bën xhiron e rrjetit.
Kryeministrja Magdalena Andersson, i dërgoi një mesazh urimi në Twitter, një personi tjetër me llogarinë Liz Trussell, në vend të kryeministres.
"Urime Liz Truss, e cila do të jetë kryeministrja e Britanisë së Madhe. Suedia dhe Britania e Madhe do të vijojnë bashkëpunimin e thellë dhe të gjerë. Kjo është me rëndësi për qytetarët tanë, ekonomitë dhe sigurinë tonë", shkroi ajo në adresën e një personi të panjohur, duke e ngatërruar me kryeministren.
Gruaja, të cilës i përket llogaria në rrjetin social, i ktheu përgjigje me humor. "Mezi pres të takohemi, mos harro qoftet me vete!".
