BOTA, 19 Shtator 2022, 18:30

Itali/ Mashtrimet tatimore, gjenden 3.5 milionë euro në bodrumin e një shtëpie

Itali/ Mashtrimet tatimore, gjenden 3.5 milionë euro në bodrumin e

Tre milionë e gjysmë euro të tjera u gjetën në bodrumin e një shtëpie në Itali nga Karabinierët dhe Guardia di Finanza si pjesë e hetimit që identifikoi një organizatë të përkushtuar ndaj mashtrimit fiskal.

Organizata me bazë në Gussado dyshohet se ka shmangur taksat për mbi 90 milionë euro.

Vetëm pak ditë më parë, nga shtëpia Brione e përdorur nga çifti i arrestuar dhe djali i tyre  u gjetën 1 milion euro në kartëmonedha të vogla, 20, 50 dhe 100 euro.

Më 12 shtator, Karabinierët dhe Guardia di Finanza zhvilluan një aksion në provincën e Brescianos ku gjetën mbi 4 milionë euro.

Një pjesë e parave në fakt ishte fshehur nën tokë në Gussago, në një shtëpi ferme.

Sipas rikonstruksioneve të para, pas shumës së  parave të pista qëndron një familje me “bazë” në një fermë në fshatin Gussago, në provincën e Breshias.

Sipas hetuesve, paratë ishin sjellë në Itali përmes llogarive rrjedhëse të hapura jashtë vendit, në Kroaci, Rumani, Bullgari e deri në Kinë.

Në krye të organizatës së dedikuar për evazion fiskal sistematik, sipas hetuesve do të ishte Giuliano Rossini dhe gruaja e tij Silvia Fornari, tashmë në burg.

Arrest shtëpie është vendosur për djalin e çiftit, Emanuele dhe tezen e tij, Marta Fornari.