TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Giorgia Meloni ka postuar në rrjetet sociale mesazhin që ka marrë nga vajza e saj 6-vjeçare, me të cilën ka treguar gëzimin, për faktin se partia që drejton nëna e saj ishte e para në zgjedhje.
“E dashur mami! Jam shumë e lumtur që fitove. Të dua shumë”, thuhet në postimin e saj në Facebook dhe citon mesazhin e shkruar me dorë të së bijës.
Në Itali, për herë të parë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore erdhi në pushtet një parti postfashiste.
Duke qëndruar në opozitë, kundër të gjitha qeverive të njëpasnjëshme pas zgjedhjeve parlamentare të 2018, partia Fratelli d’Italia (FdI) u vendos si alternativa kryesore dhe përqindjen e saj të rritet nga 4,3% katër vjet më parë në pothuajse një të katërtën e votave sot (rreth 26%), ose thënë ndryshe po kthehet në partinë e parë të parlamentit.