TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përveç fshehjes së kokainës mes bananeve tani trafikantët e drogës po përdorin edhe mënyra të tjera për të fshehur drogën, duke e vendosur atë në lëkurën e lopëve që eksportohet. Gjatë një operacioni në Kolumbinë Perëndimore, Agjentët e Policisë Kundër Narkotikëve kapën rreth një ton kokainë që vinte nga porti i njohur i Ekuadorit, Guayaquil.
Oficerët e policisë inspektuan kontejnerin ku ishte fshehur droga dhe panë se ajo ishte vendosur poshtë lëkurës së lopës që ishte për eksport. Me të mbërritur ngarkesa, policët identifikuan se kontejneri kishte probleme me vulën.
Duke parë parregullsitë në vulosje autoritetet kanë ngritur alarmin edhe pse vula ishte në fletë plastike të ngjitura në njërën anë të lëkurën e lopës dhe ishte e vështirë për të rënë në sy. Në këtë mënyrë, autoritetet hapën fletët dhe panë se kishin të bënin me kokainë e cila peshonte një ton, shkruajnë mediat kolumbiane.
Kontejneri kishte si destinacion portin e Burgasit në Bullgari , ku do të pritej nga anëtarët e Klanit Ballkanik, të cilët më pas do ta shpërndanin në Evropë, konkretisht në Francë, Gjermani dhe Itali.
Nëse do të hidhej në treg droga do të kishte vlerën e 75 milionë dollarëve. Këtë vit në Kolumbi janë sekuestruar mbi 5 ton lëndë narkotike.