BOTA, 9 Gusht 2022, 21:43

Joe Biden nënshkruan dokumentet e anëtarësimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë

Joe Biden nënshkruan dokumentet e anëtarësimit në NATO

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka nënshkruar dokumentet e ratifikimit për të pranuar Suedinë dhe Finlandën në NATO, duke i sjellë vendet e Evropës veriore më afër anëtarësimit në aleancë.

Biden tha se SHBA ishte vendi i 23-të që miratoi zyrtarisht aplikimin për e anëtarësim të dy vendeve. Senati amerikan kishte mbështetur me shumicë dërrmuese zgjerimin e NATO-s për të përfshirë Finlandën dhe Suedinë në një votim 95-1 javën e kaluar.

Të 30 aleatët e NATO-s pritet të miratojnë aplikimet e tyre.

Të dy vendet filluan të kërkojnë anëtarësimin në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës në fillim të këtij viti.