TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka reaguar mbi kontrollin e FBI-së në resortin Mar-a-Lago të ish-presidentit Donald Trump në Florida.
Pelosi është shprehur se ajo nuk ka shumë informacion mbi bastisjen e paparalajmëruar ndaj rezidencës së Donald Trump.
“Unë e mësova si të tjerët, atë që kishte ndodhur. Jam e sigurt se do të bëhet e ditur se çfarë kërkonin agjentët e FBI-së dhe a kishin të bënin me dokumentet presidenciale. Sidoqoftë, ne besojmë në sundimin e ligjit. Asnjë person nuk është mbi ligjin. As presidenti i Shteteve të Bashkuara. As një ish-president i Shteteve të Bashkuara”, është shprehur Pelosi.
FBI ka refuzuar të komentojë mbi bastisjen e rezidencës së Donald Trump.