TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Llogaria e shtetit të Izraelit në rrjetin social “X” ka ndarë një imazh se kush janë 33 pengjet që do të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit.
Mes pengjeve që u kapën në sulmin e 7 tetorit të vitit 2023 ka edhe fëmijë të mitur.
Dita e sotme në Gaza duhet të niste me zbatimin e paktit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, por dështimi i këtyre të fundit për të dorëzuar listën me emrat e pengjeve që do të liroheshin sot bëri që forcat izraelite të vijonin aksionin e tyre.
❤️????️
We are waiting for each and every one of you. pic.twitter.com/hys5TbvqU8
— Israel ישראל (@Israel) January 19, 2025
Hamasi ia atribuoi këtë dështim një problemi teknik në terren, ndërsa vetëm disa momente më parë ka arritur të publikojë listën me emrat e 3 pengjeve të parë që do të fitojnë lirinë.
Sakaq, pritet që palët t’i rikthehen paktit fillestar të armëpushimit, pasi një zyrtar izraelit konfirmoi për Reuters se Izraeli ka marrë emrat e pengjeve që do të lirohen sot.