TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imrah Khan, është plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri gjatë një proteste që është zhvilluar në vend, shkruan BBC.
Ish-kryeministri po udhëhiqte një marshim proteste drejt kryeqytetit, Islamabad, për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Sipas raportimeve te deritanishme, një person i armatosur ka qëlluar mbi makinën në të cilën ishte duke hipur ish-kryeministri.
Në momentin e atentatit autori ka hedhur fishekzjarrë për të mbuluar të shtënat. Nga atentati kanë mbetur të plagosur katër persona, ndërsa ish-kryeministri ka marrë lëndime në këmbë. Deri më tani policia ka bërë një arrestim.
Sipas Ministrisë së Brendshme, Qeveria pakistaneze ka urdhëruar një hetim për incidentin. Ende nuk dihet identiteti i personit që qëlloi Khanin, por ai u arrestua në vendngjarje. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për të shtënat. Sipas Policisë, sulmi ndodhi në distriktin Wazirabad në provincën lindore Punjab, ku Khan po udhëtonte me një kolonë të madhe makinash që po shkonte drejt kryeqytetit, Islamabad, si pjesë e fushatës së tij që tenton të detyrojë qeverinë aktuale të mbajë zgjedhje të parakohshme.
Just IN :— First visuals of suspected assasin who opened fire at former PM Imran Khan. pic.twitter.com/6NykVzeXjR
— South Asia Index (@SouthAsiaIndex) November 3, 2022
Zotimin për këtë “marshim të gjatë” drejt Islamabadit, Khan e kishte dhënë ditën që iu ndalua të mbante poste publike për pesë vite.
Më 21 tetor, gjykata e lartë zgjedhore në Pakistan ia ndaloi ish-kryeministrit që të mbajë poste publike për pesë vitet e ardhshme. Partia e Khanit, Tehreek-e-Insaf (PTI), tha se vendimi do të kundërshtohet në gjykatën e lartë. Demonstrata nisën në kryeqytetin Islamabad, duke u përhapur më pas në qytetet Lahore, Faisalabad, Multan, Sialkot, Peshawar, Karachi, Quetta, si dhe në qytete dhe rrethe të tjera.
BREAKING: Former Pakistan prime minister Imran Khan has been shot in the leg in what his supporters say was an assassination attempt.@CordeliaSkyNews has the latest.
— Sky News (@SkyNews) November 3, 2022
Read more: https://t.co/xnBvHZdOiZ
???? Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/Rn9yz6JTrf