TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan është akuzuar nga policia e vendit për akte terroriste.
Khan do të hetohet pas këtyre akuzave nga autoritetet e vendit. Ndërkohë mbështetës të tij janë mbledhur jashtë banesës së tij duke u zotuar se nuk do të lejojnë arrestimin e tij.
Që nga koha kur edhe u rrëzua nga pushteti Khan ka qenë një zë kritik i qeverisë dhe i ushtrisë së vendit të tij.
Aleatët politikë të Khan paralajmëruan të hënën se arrestimi i liderit të rrëzuar do të ishte një “vijë e kuqe”.
Rasti vjen në një kohë të tensionit të shtuar midis qeverisë së Pakistanit dhe Khan, i cili u rrëzua nga pushteti në prill në një votë mosbesimi.