BOTA, 14 Dhjetor 2024, 17:23

Gjeorgjia zgjedh Presidentin e ri. Kreu i ri i shtetit, kritik me BE-në dhe kundërshtar i...

Gjeorgjia zgjedh Presidentin e ri. Kreu i ri i shtetit, kritik me BE-në dhe

Mikail Kavelashvili është shpallur fitues i zgjedhjeve Presidenciale në Gjeorgji. 53-vjeçari, një ish-futbollist, njihet si figurë me qëndrime të së djathtës ekstreme, bindje kundër perëndimit dhe kundër komunitetit “LGBT”.

Presidentin në këtë shtet e zgjedh një kolegj zgjedhor, i cili është i dominuar nga partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”.

Zona rreth ndërtesës së parlamentit të Gjeorgjisë është barrikaduar të shtunën dhe trafiku është ndaluar, teksa protestuesit opozitarë janë mbledhur për protesta.

Tubimet janë vazhdimësi e marshimeve që pasuan zgjedhjet parlamentare, të cilat Presidentja aktuale dhe opozita pretendojnë se janë manipuluar. Autoritetet kanë tentuar të shtypin dhunshëm protestat, duke arrestuar qindra njerëz në dy javët e fundit.