TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja kanë përforcuar dyshimet për një lidhje mes dy ngjarjeve tragjike që kanë tronditur SHBA-në në ditët e para të vitit të ri.
Autoritetet po shqyrtojnë lidhjet ushtarake mes Shamsood Din Jabbar, 42-vjeçarit që vrau 15 persona në New Orleans, dhe Matthew Livelsberger, 37-vjeçarit që drejtoi një Tesla Cybertruck që shpërtheu jashtë një hoteli në pronësi të Donald Trump në Las Vegas.
Sipas raportimeve nga ABC, të dy burrat kishin shërbyer në të njëjtën bazë ushtarake, një fakt që ka nxitur hetime të mëtejshme mbi një “lidhje të mundshme ushtarake” mes tyre.
Livelsberger, i cili vjen nga Kolorado, dyshohet se ishte shoferi i Cybertruck-ut që shpërtheu në incidentin në Las Vegas.
Ndërkohë, detaje të reja mbi të kaluarën e Jabbar-it tregojnë një karrierë të gjatë në forcat e armatosura të SHBA-së. Ai kishte shërbyer nga marsi 2007 deri në janar 2015 si Specialist i Burimeve Njerëzore dhe më pas si Specialist i Teknologjisë së Informacionit, përfshirë një mision në Afganistan.
Jabbar kishte vijuar si rezervist në teknologji që nga korriku 2020, duke arritur gradën e rreshterit.
Fotoja e parë e 37-vjeçarit që besohet të jetë shoferi i Cybertruck-ut që shpërtheu në Las Vegas
Një element tjetër që lidh të dy incidentet është fakti se si Jabbar ashtu edhe Livelsberger kishin marrë me qira automjetet e përdorura në sulmet e tyre, një mrkinë të bardhë dhe një Tesla Cybertruck, përmes të njëjtit aplikacion, Turo.
Autoritetet amerikane të sigurisë po thellojnë hetimet për të sqaruar motivet dhe lidhjet mes këtyre dy ngjarjeve tragjike, të cilat kanë tronditur opinionin publik.

