AKTUALITET, 26 Prill 2026, 10:30

“Doja të qëlloja zyrtarët e administratës Trump”, zbardhet dëshmia e autorit të sulmit në darkën me 2500 të ftuar, inxhinier nga Kalifornia

“Doja të qëlloja zyrtarët e administratës

Autori i dyshuar i të shtënave gjatë darkës së gazetarëve ka deklaruar pas arrestimit se kishte qëllim të sulmonte zyrtarë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas burimeve hetimore dhe mediave ndërkombëtare, 31-vjeçari Cole Thomas Allen u ka thënë autoriteteve se donte të “qëllonte zyrtarë të qeverisë Trump”. Ai është aktualisht nën paraburgim dhe pritet të dalë para gjykatës.

Ngjarja ndodhi gjatë një eventi të madh në hotelin Holton Washington, ku ndodheshin rreth 2.500 të ftuar, përfshirë presidentin Trump dhe përfaqësues të lartë të administratës amerikane.

Sipas autoriteteve, i dyshuari ishte i armatosur me armë zjarri dhe mjete të tjera të rrezikshme. Menjëherë pas të shtënave, forcat e Shërbimit Sekret ndërhynë duke evakuuar presidentin dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, si dhe personalitetet e pranishme.

Policia amerikane thotë se të dhënat e deritanishme tregojnë se autori ka vepruar, ndërsa hetimet po vijojnë për të sqaruar motivet dhe mënyrën e planifikimit të sulmit.

I dyshuari ka studiuar inxhinieri dhe është i diplomuar në California Institute of Technology, i njohur si Caltech, sipas materialeve të siguruara nga CNN.

Sipas informacioneve të fundit të autoriteteve, personi i dyshuar për sulmin është një 31-vjeçar nga Kalifornia, sipas disa zyrtarëve të zbatimit të ligjit të informuar mbi hetimin.

“Doja të qëlloja zyrtarët e administratës