BOTA, 26 Prill 2026, 09:59

Të shtëna në Uashington gjatë darkës së korrespondentëve me presidentin Trump, arrestohet i dyshuari (VIDEO)

Të shtëna në Uashington gjatë darkës së

Tension dhe panik në Uashington D.C. gjatë mbrëmjes së 25 prillit, pasi të shtëna me armë u raportuan pranë një pike sigurie jashtë sallës ku po mbahej darka vjetore e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Donald Trump së bashku me Zonjën e Parë, Melania Trump dhe zëvendëspresidentin Jade Vance, u evakuuan me urgjencë nga vendi i ngjarjes nga agjentët e shërbimit sekret amerikan.

Ndërsa qindra të ftuar të profilit të lartë u përballën me momente frike dhe pasigurie.

Autoritetet kanë arrestuar një të dyshuar, i identifikuar si një burrë 31-vjeçar nga Kalifornia, që besohet të ketë vepruar i vetëm.

Në video shihen agjentët e sigurisë që reagojnë në sekonda pas të shtënave me armë, duke krijuar një mburojë rreth presidentit Donald Trump, ndërsa zhurmat e të shtënave shkaktojnë panik në ambient.

Në disa prej pamjeve, agjentët e Shërbimit Sekret e mbulojnë zëvendëspresidentin JD Vance dhe e largojnë shpejt nga salla, së bashku me presidentin Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump.

Lëvizjet e tyre duken të koordinuara dhe të menjëhershme.

Sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit, i dyshuari – një burrë 31-vjeçar nga Kalifornia – u arrestua dhe përballet me akuza që lidhen me armë zjarri.

Ende nuk është e qartë nga pamjet nëse incidenti kishte në shënjestër presidentin apo ishte një akt i izoluar pranë vendit të ngjarjes.