BOTA, 8 Janar 2022, 23:08

Delta bashkohet me Omicron-in, evidentohet varianti i ri i Covid-19 në Qipro

Delta bashkohet me Omicron-in, evidentohet varianti i ri i Covid-19 në

Autoritetet qipriote kanë raportuar zbulimin e 25 rasteve të reja të infektuar me një version të kombinuar të varianteve "Delta" dhe "Omicron" të koronavirusit, të cilin e kanë quajtur “Deltacron”.

Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros dhe kreu i Laboratorit për Bioteknologjinë dhe Virologjinë Molekulare ka konfirmuar se është gjetur një variant që është një kombinim i të dyjave.

Deri tani, Kostrikis dhe ekipi i tij kanë identifikuar 25 raste të “Deltacron” dhe theksojnë se shumica e pacientëve me këtë infeksion kanë kërkuar shtrimin në spital.

Këtë të premte, mostrat e 25 pacientëve të zbuluar u dërguan në bazën e të dhënave ndërkombëtare GISAID, për të parë nëse ky variant do të jetë më patologjik apo ngjitës se versionet e mëparshme.