BOTA, 23 Shtator 2022, 15:56

Arrestohet gazetari që raportoi vdekjen e iranianes Mahsha Amini

Arrestohet gazetari që raportoi vdekjen e iranianes Mahsha Amini

Forcat iraniane të sigurisë kanë arrestuar një militant si dhe një gazetar që luajti një rol kyç në zbulimin e vdekjes së të resë Mahsa Amini. Këto arrestime përkojnë me përhapjen e protestave në Iran pas njoftimit më 16 shtator të vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, pasi u arrestua më 13 shtator në Teheran.

Sipas organizatave joqeveritare, gjatë protestave kanë humbur jetën 36 iranianë.

Majid Tavakoli, i cili është arrestuar vazhdimisht gjatë viteve të fundit, veçanërisht pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të vitit 2009, është arrestuar mbrëmë, sipas një njoftimi të vëllait të tij në Twitter.

Një tjetër anëtar militant i shoqërisë civile, Hossein Ronagi, arriti t’i shpëtojë policisë që erdhi për ta arrestuar në shtëpinë e tij teksa po jepte një intervistë për kanalin Iran International me qendër në Londër.

Përveç kësaj, Niloufar Hamedi, një gazetare nga Teherani, e cila kishte shkuar në spitalin ku Mahsa Amini ishte në koma dhe kishte kontribuar në mobilizimin e opinionit publik botëror për fatin e saj, është arrestuar gjithashtu.

Fotoreporterja Yalda Moairi u arrestua gjithashtu këtë javë teksa mbulonte protestat në Teheran, tha të enjten Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), duke bërë thirrje për lirimin e të gjithë gazetarëve të arrestuar për mbulimin e rastit.