TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rusia po përgatitet të testojë një raketë lundruese të armatosur me koka bërthamore, në prag të samitit mes Vladimir Putinit dhe Donald Trump, që zhvillohet ditën e nesërme në Alaska.
Presidenti amerikan e paralajmëroi Putini 48 orë para takimit për “pasoja të rënda” nëse samiti dypalësh nuk jep rezultat konkret dhe lufta në Ukrainë vazhdon pas të premtes, por ekspertët thonë se imazhet e fundit satelitore tregojnë përgatitje intensive nga Moska në vendin e testimeve Pankovo në Novaja Zemlja, një arkipelag i largët në Detin Barents.
Fotografitë, të marra gjatë javëve të fundit nga kompania komerciale Planet Labs, zbulojnë një rritje të madhe të personelit, pajisjeve, anijeve dhe avionëve të lidhur me testet e mëparshme të raketës 9M730 Burevestnik, e njohur nga NATO si SSC-X-9 Skyfall.
Një burim sigurie nga Perëndimi gjithashtu ka konfirmuar se Rusia po përgatitet për një lëshim të raketës Burevestnik, duke mbështetur gjetjet e Jeffrey Lewis nga Instituti Middlebury për Studime Ndërkombëtare dhe Decker Eveleth nga organizata kërkimore CNA.
Lewis i tha agjencisë Reuters se testimi i raketës mund të ndodhë këtë javë, gjë që mund të hedhë hije mbi samitin e planifikuar Putin-Trump në Alaskë.
Putin më parë e ka përshkruar Burevestnik si të pathyeshëm nga mbrojtjet raketore aktuale dhe të së ardhmes, duke pretenduar se ka rreze veprimi pothuajse të pakufizuar.
Zhvillimi i këtyre raketave është kthyer në një prioritet për Rusinë, veçanërisht pasi Trump zbuloi në janar atë që ai e quajti sistemi raketor amerikan “Golden Dome”.
Megjithatë, disa specialistë janë skeptikë nëse kjo raketë mund vërtet të shmangë sistemet mbrojtëse apo të japë përparësi që Rusia nuk i ka tashmë. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se raketa mund të lëshojë rrezatim të rrezikshëm gjatë fluturimit të saj.
