BOTA, 26 Korrik 2024, 18:40

Alarm për kërcënim me bombë, pezullohen për disa orë fluturimet në aeroportin e Baselit

Alarm për kërcënim me bombë, pezullohen për disa

Aeroporti i Basel-Mulhouse është evakuuar të premten dhe fluturimet u pezulluan pas kërcënimeve për bombë, shkruan Politico.

“EuroAirport”, që gjendet mes Baselit (Zvicër), Mulhouseit (Francë) dhe Freiburgut (Gjermani), u evakuua pas kërcënimeve për bombë, në prag të hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.

Franca është në gatishmëri të lartë për kërcënimet e sigurisë.

Pas disa orëve, autoritetet kanë thënë se aeroporti ka rifilluar fluturimet gradualisht.

Të premten në mëngjes, mijëra udhëtarë u goditën nga vonesat dhe anulimet e trenave pasi autoritetet franceze konstatuan se ishin “sulme të koordinuara me qëllim të keq”.