TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Askush nuk e priste të ndodhte kështu, por ndodhi. Interi sot humbi 2-1 përballë Bologna në shtëpi në javën e 30-të të Serie A.
Skuadra e trajnerit Conte pati një mundësi për të shkuar një pikë larg vendit të dytë (Lazio), por e shpërdoroi atë. Kjo ishte një humbje me përmbysje për zikaltrit.
Lukaku shënoi golin e parë të takimit në minutën e 22-të. Kështu u mbyll dhe pjesa e parë. Interi luajti me një lojtar më shumë nga minuta e 57-të, pas kartonit të kuq që mori Soriano. Rasti ideal për të mbyllur takimin ishte në të 62′, kur Lautaro provoi një penallti. Sulmuesi argjentinas e humbi atë dhe kjo u pasua nga disfata e Interit.
Bologna barazoi në të 64′ me Juwara dhe 16 minuta më pas, pas disa sulmesh drejt portës zikaltër, realizoi përmbysjen me Barrow. Në minutën e 80-të, Bastoni ishte lojtari tjetër i larguar nga fusha (mori dy kartonë të verdhë).
Skuadra e ish-trajnerit të Milanit, Mihajlovic, e sheh veten në vendin e 9-të pas kësaj fitoreje, vetëm pesë pikë larg zonës europiane.