BLOG, 8 Nëntor 2022, 08:50

Ju jeni të rehatshëm për t’u kërkuar votën se s’keni kujtesë

Ju jeni të rehatshëm për t’u kërkuar votën se
Hysni Gurra

Unë kisha hyrë edhe vetë në garë, e kisha lan nam’n pozitivisht, po mukajeti.
Çfarë do premtoja?
Asgjë. Ju s’doni gjë!
Ç’dobi ju bëri Teatri që e patët aty? Hiç
Ç’dobi ju bënë monumentet e kulturës që i patët aty? Hiç
Ç’dobi ju bënë rrugët e trotuaret pa trafik e të gjera? Hiç
Ç’dobi ju bënë parqet e lulishtet që i patët aty? Hiç
Ç’dobi ju bënë shkollat që i patët pa turne? Hiç
Ç’dobi ju bënë kinematë ju? Hiç
Ç’dobi ju bëri uji i pijshëm që e patët në çezma ju? Hiç
Ç’dobi ju bëri ajri i pastër që thithnit ju? Hiç
….
Ç’tu premtosh ju, ju jeni të rehatshëm për t’ju kërku votën se ju s’keni kujtesë, s’keni kërkesa, të kishit i kish rujt siç kanë bërë tjerët nëpër botë.