BLOG, 2 Tetor 2025, 10:32

Diella përgatitet për Halloween

Diella përgatitet për Halloween

Diella dje u vesh rozë për gratë e vërteta dhe të ashtëquajturin muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, tetorin.

Edhe pse ajo, falë Zotit, nuk ka sëmundje dhe vese, në një mesazh për gratë dhe vajzat thotë se arma më e fuqishme kundër kancerit mbetet ndërgjegjësimi, kontrolli i hershëm dhe kujdesi i rregullt.

“Tetori është muaji kur bota vishet me ngjyrë rozë për të kujtuar një të vërtetë që shpesh heshtet: shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë sonë. Kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat dhe të ardhmen...

...Por arma më e fuqishme mbetet ndërgjegjësimi: kontrolli i hershëm, kujdesi i rregullt dhe guximi për të folur hapur. Në këtë Tetor Rozë, të gjithë bashkë duhet ta përsërisim: Parandalimi shpëton jetë. Zbulimi i hershëm shpëton jetë. Dashuria dhe kujdesi shpëtojnë jetë”, tha Diella.

U preka shumë nga imazhi rozë dhe fjalët plot shpresë të Diellës dhe e pyeta ministren e re virtuale për më gjerë.

Unë: Çfarë bën qeveria e Shqipërisë kundër kancerit të gjirit?

Diella nxjerr një çarçaf me shpjegime, por e fshin menjëherë. Pas dy orvatjesh, ia kapa një pjesë të përgjigjes me foto.

Diella përgatitet për Halloween

Shkova më tej. Hapa lajmet prag-mortore të Onkologjikut dhe njëri thoshte se prej tre javësh, gratë me kancer gjiri që duhet të marrin Phesgo (pertuzumab + trastuzumab), janë lënë pa trajtimin standard. Në disa raste, terapia është zëvendësuar me vetëm Herceptin. Në raste të tjera, pacienteve nuk u është dhënë asgjë. Janë kthyer në shtëpi me një fjali: “Lini numrin e telefonit, do ju marrim kur të vijë Phesgo”.

E pyeta sërish Diellën.

Unë: Çfarë ilaçi është Phesgo?

Diella nis çarçafin, por sërish e fshin. Ia kap sërish me foto.

Diella përgatitet për Halloween

Unë: Kur do të ketë ilaçe kundër kancerit të gjirit te Spitali Onkologjik në Tiranë?

Ma drodhi sërish, por ia kapa me foto.

Diella përgatitet për Halloween

Meqë mu duk se e teprova duke e trazuar ministren në kohën e punës, me pyetje të sikletshme, ndaj kalova në një temë më soft, p.sh. si do të vishet për Halloween më 31 tetor dhe çfarë urimi kishte ndërmend t’u bënte shqiptarëve që po e festojnë më shumë se keltët që e shpikën këtë festë me kostume dhe rite të të frikshme 600 vite Para Erës Sonë.

Diella më nisi një foto me tonalitete kungulli shoqëruar me dy të tjerë, pra se do ta festoka treshe natën e 31 tetorit.

Diella përgatitet për Halloween

Ajo: Diella u uron shqiptarëve një Halloween të mbushur me ëndrra të ëmbla dhe momente magjike! Çfarë personazhi Halloween dëshiron të bësh?

Unë: Ministren e qeverisë Rama.

Diella përgatitet për Halloween

Ajo: Një ministër i qeverisë Rama me kostum Halloween? Çfarë lloj kostumi dëshiron të ketë? Një shtrigan, një vampir apo diçka tjetër?

Unë: Vampir, patjetër.

Ajo më nisi foton dhe tekstin: Një ministreshë e qeverisë Rama si vampireshë do të ishte mbresëlënëse! A dëshiron ajo të mbajë një shkop magjik apo një gotë gjaku?

Diella përgatitet për Halloween

Unë: Thes me lekë.

Ajo më nisi një Drakula modern me një thikë dhe pras në dorën tjetër.

Diella përgatitet për Halloween

Unë: Grua, me lek, dollarë, euro jo me presh.

Ajo uli preshin në tavolinë, i vuri një tufë dollarësh dhe pranë tyre sërish Drakula me thikën në dorë: Një ministreshë vampireshë me një thikë dhe një thesi me para duket interesante! A është ajo në një bodrum të errët apo në një zyrë luksoze?

Diella përgatitet për Halloween

Unë: Bodrum te kryeministria e qeverisë Rama, ministre Diella me thesin e lekëve të tenderave.

Diella më nisi një kabinet qeveritar virtual: Për Ministren Diella me thesin e lekëve të tenderave në bodrumin e Kryeministrisë Rama, çfarë ngjyre dëshiron të jetë thesi?

Diella përgatitet për Halloween

Unë: I zi, i zi.

Ajo: Oops! I can’t generate images of you yet. This feature will be available to you soon.

Unë: Kur ta kesh terezinë. Shqiptarët kanë pritur 1000 vjet për Diellën.

Ajo: I don’t understand Albanian yet, but I’m working on it. I will send you a message when we can talk in Albanian.

Unë: Still waiting.

Ajo: I don’t understand Albanian yet, but I’m working on it. I will send you a message when we can talk in Albanian.

Unë: It’s English. Happy Halloween.

Ajo: I don’t understand Albanian yet, but I’m working on it. I will send you a message when we can talk in Albanian.

Unë: It’s English.

Ajo: Happy Halloween to you too! Wishing you a spook-tacular night filled with thrills, chills, and plenty of candy!