BLOG, 22 Gusht 2023, 14:06

Bill Gates, sekretet e suksesit

Bill Gates, sekretet e suksesit

Unë e kam ndjekur jetën e Bill Gejtsit në dekadat e fundit. Në vitin 1992, si drejtor i Ullstein Verlag, botova biografinë e parë të miliarderit amerikan në Gjermani. Autorët e librit ishin Xhejms Uollas dhe Xhim Erikson, dhe në atë kohë vështirë se dikush në Gjermani kishte dëgjuar për Bill Gejstin.

Prandaj, vendosa t’i vendos titullin “Zoti Microsoft. Tek e fundit, njerëzit e njihnin emrin e kompanisë dhe jo njeriun që e drejtonte atë. Ndërkohë sot gati të gjithë kanë dëgjuar ndoshta për Bill Gejts.

Në fillim të korrikut 1991, Bill Gejts Senior (Plaku) kishte disa të ftuar për darkë në shtëpinë e tij. Midis tyre ishte djali i tij, themeluesi i kompanisë “Microsoft, dhe Uorren Bafet – dy nga burrat më të suksesshëm në botë, të cilët për shumë vite kanë alternuar njëri-tjetrin në krye të listës së miliarderëve të revistës “Forbes.

Në një moment i zoti i shtëpisë i pyeti mysafirët e tij: Cili është sekreti i suksesit tuaj?”. Bafet u përgjigj menjëherëPërqendrimi!”. Bill Gejts Xhunior dha të njëjtën përgjigje.

Qëkur ishte i ri, Bill Gejs nuk ishte një person i lehtë për tu menaxhuar.

Ai shkonte shumë mirë me mësimet në shkollë, sidomos në matematikë, por ishte i njohur për sjelljen e tij të ashpër dhe sfiduese ndaj mësuesve të tij. Për shembull, në shkollën e mesme ai pati një debat të fortë me mësuesin e tij të fizikës. Gejts po ngrinte zërin në kupë të qiellit, duke tundur gishtin dhe duke i thënë mësuesit të tij se e kishte gabim për një problem të fizikës dhe nxënësi po e fitonte debatin me mësuesin.

Fiksimi i Billit pas kompjuterëve filloi në moshën 13 vjeçare. Aq sa prindërit e tij ishin të shqetësuar për të. Edhe pse ishte vetëm në vitin e parë të gjimnazit, ai tashmë dukej i fiksuar pas kompjuterëve, duke injoruar gjithçka tjetër. Në këto kushte ata e ndaluan të prekte kompjuterin për 9 muaj.

Përplasjet e vazhdueshme të Bill Gejts me prindërit e tij arritën kulmin kur ai vendosi të braktiste Universitetin e Harvardit. Bill u tha prindërve se kishte shkuar në Harvard me shpresën se atje do të takonte njerëz me nivel intelektual më të lartë se ai, por nuk kishte gjetur dot të tillë.

Prandaj ai vendosi mirë të transferohej në Albukerk në Nju Meksiko, për të themeluar kompaninë e tij. Prindërit e tij u përpoqën shumë ta bindnin të hiqte dorë nga kjo ide që për ta ishte absurde. Ata i kërkuan një biznesmeni të suksesshëm dhe njëherazi mik i familjes, që të bisedonte me djalin e tyre, për ta rikthyer më këmbë në tokë.

Gjatë takimit mes të dyve, Gejts i tregoi biznesmenit planet e tij dhe i foli gjerë e gjatë për revolucionin në informatikë, për të cilin ai mendonte se ishte shumë pranë. Një ditë të gjithë do të kenë një kompjuter personal në shtëpi, i tha Gejts.

Pasi e dëgjoi biznesmeni që duhej ta bindte Billin të hiqte dorë nga planet e tij, përfundoi duke e mbështetur atë. Prindërit e tij u tronditën kur ai u largua nga universiteti për të themeluar Microsoft, kompaninë që do ta bënte atë njeriun më të pasur në botë.

Sipas shokut të tij të dhomës në universitet “Bill kishte një cilësi të rrallë. Ai përqendrohej tek diçka dhe bëhej plotësisht i lidhur me të. Ai kishte vendosmëri të zotëronte çdo gjë që bënte.Edhe një nga ish-të dashurat e Gejts ka folur për fokusin e tij të vazhdueshëm tek objektivat dhe urrejtjen që kishte ndaj gjërave që e shpërqendronin.

Ai nuk kishte televizor shtëpi, madje kishte hequr edhe kasetofonin e makinës: “Tek e fundit, ishte shumë e vështirë të mbaje një marrëdhënie me dikë me të cilin mund të kaloje vetëm një kohë të shkurtër, nga momenti i largimit nga zyra në Microsoft” deri në atë të rikthimit në punë mëngjesin tjetër ishin vetëm 7 orë”- kujton njëra prej tyre.

Ndërkohë Gejts ishte një shef i ashpër, një tipar karakterial që ai e ndan me shumë njerëz të suksesshëm. Në shumë aspekte ai ishte tërësisht e kundërta e drejtuesve për të cilët flitej në librat që jepnin leksione mbi lidershipin. Ai ishte i njohur për dërgimin e-maileve punonjësvee tij edhe në mes të natës ( shpesh kur ata ishin ende në punë).

Një email tipik i tij fillonte kështu:Kjo është pjesa më idiote e kodit e shkruar ndonjëherë. Punonjësit e tij u referoheshin këtyre mesazheve si emaile të zjarrtë.Ashtu si shumë shefa, Gejts ishte shpesh i paduruar, dhe e shprehte shpeshherë këtë gjë në mënyra që të tjerët i konsideronin fyese.

Një ishmenaxher i Microsoft”, kujton se Gejts i shkoi në zyrë javën e tij të parë në kompani dhe i ulëriti “Si mund të harxhosh kaq kohë duke punuar mbi këtë kontratë? Vetëm bëje!.Ndërsa nuk ishte aspak e lehtë për tu marrë vesh me të, punonjësit e tij e vlerësonin faktin që Gejts ishte gjithnjë i vetëdijshëm për punën që po bënin.

Siç vuri në dukje një ish-punonjës:“Shumë njerëz nuk e pëlqejnë punën që bëjnë, pasi nuk marrin asnjë reagim pozitiv apo vlerësim. Ky problem nuk ekzistonte këtu. Ti e dije saktësisht se çfarë mendonte Billi për punën që po bëje”. Sigurisht, anekdotat për karakterin nevrastenik të Gejts tregojnë vetëm njërën anë të historisë.

Ai e dinte më mirë se sa çdo sipërmarrës tjetër se si ta stimulonte dhe motivonte stafin e tij,për të arritur një qëllim të përbashkët. Askush nuk mund të arrijë një ecuri kaq të shkëlqyer nga punonjësit vetëm duke u bërë presion atyre. Edhe pse Gejts ishte i njohur për qëndrimin e tij agresiv ndaj të tjerëve, ai dinte t’i inkurajonte bashkëpunëtorët e tij, duke u dhënë atyre shumë liri krijuese.

Fryma pioniere dhe gjallëria frymëzuese e Microsoft”, kanë tërhequr shumë të rinj të zgjuar dhe ambiciozë. Pasi i ka arritur të gjitha me kompaninë e tij, Billi i ka vendosur vetes synime të reja dhe më të mëdha. Ai ka dashur gjithmonë ta ndryshojë për mirë botën, duke iu përkushtuar luftës kundër sëmundjeve.

Në vitin 1994 ai krijoi një fondacion, i cilinë vitin 1999 mori emrin Fondacioni Bill & Melinda Gejst. Ai është fondacioni më i madh privat në botë, me një aset prej afro 50 miliardë dollarësh. Që nga fillimi i këtij fondacioni, çifti Gejts ka shpenzuar gati 55 miliardë dollarë për bamirësi.

Projektet e fondacionit kryesisht kanë në fokus vendet në zhvillim, ku ai po mbështet përpjekjet për të luftuar sëmundje të tilla si malaria dhe poliomieliti. Në qershor të vitit 2010 Bill Gejs ndërmori fushatës “Giving Pledge”,së bashku me njerëz të tjerë, përfshirë mikun e tij Uorren Bafet.

Miliarderët që e mbështetën atë nismë kanë premtuar të dhurojnë të paktën gjysmën e pasurisë së tyre për bamirësi. Gejts është vendosur në qendër të shënjestrës së teoricienëve të konspiracionit, të cilët vënë në pikëpyetje gjithçka që ai bën, dhe madje e fajësojnë atë si sponsorin madh privat Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Pesë vjet para shpërthimit të Covid-19, ai bëri ​​një paralajmërim të qartë: një virus shumë infektues mund të vriste një numër të madh njerëzish në të ardhmen e afërt. Kritikët e tij i kanë shtrembëruar këto fjalë kundër tij, duke e akuzuar atë për përhapjen e koronavirusit nëpër botë, në mënyrë që të ishte në gjendje të vaksinonte njerëzit dhe të fuste fshehurazi çipa në trupat e tyre për ti kontrolluar.

Melinda dhe Bill Gejts kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre 27 vjeçare. Ata u njohën për herë të parë në parkingun e kompanisë “Microsoft vitin 1987. Gejts se pyeti nëse donte të dilte me të. Ajo refuzoi. Një ose dy orë më vonë, Bill i telefonoi dhe itha se kishte prenotuar një darkë diku po atë mbrëmje.

Shtatë vjet më vonë ata u martuan dhe patën tre fëmijë. Bill dhe Melinda Gejts nuk kanë nënshkruar një marrëveshje para-martesore, pavarësisht pasurisë së madhe. Por ata kanë një marrëveshje për ndarjen e pasurisë, kushtet e së cilës janë sekrete. / “Linkiesta” – Përktheu Bota.al