BLOG, 19 Korrik 2023, 11:29

Auron Tare dhe Forumi i Trashëgimisë: Një pyetje për ministren Mirela Kumbaro

Auron Tare dhe Forumi i Trashëgimisë: Një pyetje për

Nje pyetje per Ministren e Turizmit dhe Ambjentit znj. Mirela Kumbaro - (ne vemendje te SPAK)

Sipas shtypit lokal ne Sarande u raportua se IKMT dhe Policia lokale nderhyri 3 dite me pare per te bllokuar nje plazh me nje siperfaqe shume te madhe ne zonen e quajtur Buka e Vivarit prane "Pemes se Thate" territor brenda Parkut Kombetar te Butrintit. Zone e vendosur nen mbrojtje nga Qeveria Shqiptare me nje seri VKM-sh gjate nje periudhe disavjecare, por e shpallur edhe Pasuri Boterore e Unesco dhe zone "Ramsar".

Nga aksioni i policise u mesua se ky plazh ishte mbushur ne nje siperfaqe te madhe me rere te prodhuar ne gurore ku disa qindra makina te tonazhit te larte kishin punuar gjate gjithe dimrit per te krijuar nje plazh artificiial ne nje zone shume delikate per natyren e Parkut duke krijuar nje gji artificial duke demtuar rende ekosistemin e brishte te lagunes se Butrintit.

Nderkohe autoret e ketij plazhi kishin hapur nje rruge disa kilometra te gjate mes permes zones se mbrojtur pa ju dridhur fare qerpiku. "Zbulimi" i ketij plazhi nga autoritetet ne nje zone me vemendje te larte si Parku i Butrintit tregon se ose kontrolli i territorit eshte ne shkallen zero ose korrupsioni eshte i nje niveli shume te larte.
Per te ilustruar kete konkluzion Forumi ben te ditur se kjo zone eshte ne mbikqyrjen e autoriteteve te meposhtme:

1. Administrates se Parkut Kombetar te Butrintit nen Ministrine e Kultures

2. Administrata e Zonave te Mbrojtura Ministria e Mjedisit

3. Agjencia e Bregdetit nen Ministrin e Turizmit

4. IKMT nen Ministrine e Brendshme

5. Bashkia e Sarandes

6. Policia e Shtetit

si dhe te famshmeve SAT Albania 1 dhe Albania 2 qe duhet te monitorojne nga qielli territorin.

Pra krijimi i nje plazhi gjigand me rere artificiale ne nje zone te mbrojtur dhe Pasuri Boterore e UNESCO tregon se asnje institucion i paguar me taksat e qytetareve nuk ka funksionuar.

Forumi i Trashegimise ben nje thirrje publike per te kerkuar pergjegjesit per kete ngjarje te rende, e cila po kalon pa asnje vemendje ne media dhe ne publik.

Por ajo qe eshte me e rende eshte fakti se ngjitur me kete plazh te "zbuluar" ndodhet nje tjeter super plazh i gerrmuar prej dy vitesh me mjete te renda dhe eskavatore duke nderhyre ne pejsazhin e kesaj Zone te Mbrojtur. Policia dhe IKMT nuk pane dhe nuk nderhyne ne kete plazh i ndertuar me nje arrogance te pa shembull ne nje zone te mbrojtur nga UNESCO nga njeri prej oligarkeve te Tiranes.

Forumi ben nje pyetje publike:

A eshte ne dijeni per kete tjetersim te vijes bregdetare brenda zones se Mbrojtur, shpallur Pasuri Boterore e UNESCOS zonja ministre Kumbaro?

E pyetur ne nje emision televiz mbi kete ndertim pa leje Kumbaro premtoi nje investigim . A mbaroi investigimi pas nje viti nga ky premtim? Nese jo zonja Ministre mund te shikoje promovimin qe ky oligark i ben ketij ndertimi pa leje ne rrjetet sociale.

https://www.youtube.com/watch?v=jySUyxph-q8

Perse nuk flet dot zonja Kumbaro? A ka ajo konflikt interesi? A punon/ka punuar bashkeshorti i Ministres ne median e ketij oligarku? A ka marre zonja Ministre nje dhurate ne natyre nga oligarku ne fjale?

Shpresojme se ministrja Kumbaro do te jape nje pergjigjie publike mbi kete ndertim pa leje shume prane plazhit te "zbuluar" rastesisht nga Policia e Shtetit.