BOTA, 28 August 2026, 10:39

Bilanc i tmerrshëm/ Thellohet tragjedia në Nepal, 4609 viktima e rreth 2400 të zhdukur! Frikë për përmbytje të reja

Të paktën 469 viktima është bilanci i deritanishëm i përmbytjeve katastrofike në Nepal. Sipas mediave atje, gati 2400 persona rezultojnë të zhdukur, përfshirë 644 turistë. 

Autoritetet i druhen një tjetër vale përmbytjesh që mund ta rëndojë edhe më tepër bilancin.

Qeveria ka vendosur në dispozicion mbi 13 mijë njerëz dhe 15 helikopterë për operacionet e kërkim-shpëtimit. 

Operacionet e shpëtimit po shoqërohen me vështirësi për shkak të rrugëve të shkatërruara, rrezikut të rrëshqitjeve të tjera të dheut dhe të paktën 80 urave të shembura.